TIRANE- Librat shkollorë për arsimin 9-vjeçar që përmbajnë tekste që nxisin dhunë edhe urrejtje tek nxënësit, nuk gjenden në të gjithë shkollat e Tiranës.
Një nga librat problematikë është edhe Gjuhë-Leximi i klasës së dytë i shtëpisë botuese "Morava". Ky libër është porositur vetëm nga dy shkolla në Tiranë, nga 64 ne total.
Sipas Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, Gjuhë-Leximi i kësaj shtëpie botuese është shpërndarë në 223 kopje.
120 kopje janë zgjedhur nga mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi”, ndërsa 103 kopjet e tjera nga shkolla 9-vjeçare “7 Marsi”.
Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullojë foto me pjesë të teksteve shkollore, që nxënësit shqiptarë janë të detyruar të mësojnë. Një nga tekstet i mëson fëmijës sesi të shmangë orët e mësimit duke u shtirur si i sëmur pas pirjes së shkumësit të tretur në ujë për rritjen e temperaturës.
Çdo vit në shkolla ngrihet një grup mësuesish për të përzgjedhur librat shkollorë nga një katalog që publikon Ministria e Arsimit me listën e plotë të teksteve mësimore. Bashkë me listën, mësuesit njihen edhe me kriteret përzgjedhëse.
Ndër pikat kryesore që duhet të përmbajë libri janë si më poshtë:
-Gjuha e përdorur, sasia e njohurive, shkalla e vështirësisë duhet të jenë të përshtatshme me moshën e nxënësit
- Përmbajtja e teksteve duhet t’i edukojë nxënësit ndjeshmërinë për barazinë ndaj gjinive, racave, feve, kombësive dhe pakicave.
Por siç duket nga tekstet mësuesit nuk i kanë respektuar këto kritere.
Nëse i referohemi klasave të dyta, këtë vit në total kanë qenë 71 tekste alternative. Nga këto, Gjuhë-Leximi nga pesë shtëpi botuese, ndërsa lënda e Matematikës ka pasur 8 tekste alternative.
Pas denoncimit kolektiv në rrjetet sociale, një ditë më parë Ministria e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se do të marrë masa deri në heqjen e tyre nga qarkullimi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO