ALARMI/ 'Hormonet' tek fruta-perimet të rrezikshme vetëm nëse fermerët i përdorin me shumicë!

Përditë e më shumë në rrjetet sociale, në media shohim e dëgjojmë lajme për përdorim hormonesh e kimikatesh në ushqimet e konsumit të përditshëm. Ky fenomen informativ ndodh thuajse çdo vit në të njëjtën periudhë kur nis edhe dalja e prodhimit vendas, i cili veç në tregun e brendshëm dërgohet dhe për eksport, dhe shpërndarja e lajmeve të tilla ndikon drejtpërdrejt në bojkotimin apo bllokimin e prodhimit vendas.

Report TV kërkoi të mësojë më shumë rreth këtij problemi kaq të ndjeshëm.

Si është situata reale në Shqipëri?

Përdorimi i pesticideve dhe kimikateve për rritjen dhe skuqen e bimëve është kthyer në një problem dhe rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Me qëllim rritjen e rendimentit dhe nxjerrjen sa më parë në treg disa fermerë përdorin kimikate të ndryshme apo të quajtura në zhargon “hormon”, të pakontrolluara që sipas ekspertëve janë të rrezikshme për shëndetin. Ndërsa preparatet që përdoren në pjesën më të madhe nga fermerët janë të importuara sipas rregullave. Ekspertët bëjnë me dije se preparatet që përdoren rëndomt nuk janë të rrezikshme për shëndetin nëse përdoren në masën e duhur. Ato kanë një kohëzgjatje deri në 7 ditë nga spërkatja, dhe në ditën e tetë produkti nuk ka asnjë përqindje kimikati. Kryesisht këto kimikate përdoren tek domatet, kastraveci apo specat.

Sipas specialistet Valbona Paluka , Drejtoreshë pranë Ministrisë së Bujqësisë, në vendin tonë futen 326 preparate të kontrolluara dhe certifikuara nga Bashkimi Evropian dhe përdorimi i tyre sipas etiketës shoqëruese nuk është i dëmshëm për shëndetin.

"Preparatet e mbrojtjes së bimëve që rëndom i njohim si pesticide janë preparate që në Shqipëri importohen nga vendet e BE, të certifikuara dhe të miratuara nga këto vende, janë 326 preparate që janë miratuark, licencuar dhe kanë kaluar në përdorim nga fermerët për kulturat e ndryshme", shprehet drejtoresha në Ministrinë e Bujqësisë, Valbona Paluka.

Por edhe përdorimi i tyre në masë të papërshtatshme, edhe pse nuk është i lejuar -thotë Paluka- nuk përbën rrezikshmëri për shëndetin.

"Preparatet e mbrojtjes së bimëve janë preparate që mbrojnë bimët nga një sërë sëmundjesh të ndryshme, masa e përdorimit është ajo që bën diferencën. Natyrisht ka raste të përdorimit në masa të papërshtatshme, por trendi në Shqipëri është pozitiv. Ka produkte të cilat mendohet se përdoren hormone për tu rritur, por nuk ka shiringë që hyn te një shalqin për të dhënë një hormone ose për të shtuar një hormone për pjekje, ka metoda të tjera por jo jo. Ka përdorimin e plehrave me bazë potasi, rritjen e sasisë së ujit sepse ne jemi koshientë që nëse do kishim një shalqin që është zverdhur, i ka ndryshuar ngjyra ne e shohim", thotë ajo.

Më tej ekspertja e Ministrisë së Bujqësisë, thotë se përdorimi i tepërt i këtyre kimikateve nuk është i verdishëm për vetë fermerët pasi ka kosto të lartë. Ndërsa për produktet që përfliten si me hormone, aplikimi tek to është thuajse e pamundur.

"Nëse ka fermerë që bëjnë një përdorim më të lartë, unë në fakt kam qenë skeptike se preparatet e mbrojtjes së bimës kushtojnë shumë. Jo gjithcka që përdoret është hormone dhe jo gjithcka është e dëmshme, Masan ë të cilën përdoret e këtyre preparative që vijnë nga BE, siguron një cilësi të përdorimit të tyre.", shprehet Paluka

Por teksa autoritetet japin siguri për produktet që shiten në treg, ekspertët dhe fermerët tregojnë nën zë se më shqetësues është përdorimi i ngjyrosësit, përdorimi i të cilit është kategorikisht i ndaluar tek domatja apo kastraveci. Ndërsa aplikimi i ngjyruesii tek shalqini është i pamundur, pasi dallohet edhe me sy të lirë. Sa i përketë kimikateve të ndaluara që përdoren në disa ferma, ato kryesisht hyjnë kontrabandë nga Greqia dhe përdorimi i tyre bëhet në mënyrë të fshehtë me agronom të disa zonave dhe kryesisht tek produktet që tregtohen në vendin tonë. Kjo për faktin se shumë prodhime eksportohen në vende të Bashkimit Evropian apo shtete që kanë rregulla strikte të kontrollit të përdorimit të kimikateve. Sipas Drejtoreshës së Sigurisë Ushqimore në Ministrinë e Bujqësisë, për këto prodhime nuk ka pasur asnjë bllokim nga vendet ku ato janë eksportuar.

"Shqipëria eksporton pafund produkte bimore të cilat janë dhe fruta dhe perime, produkte që eksportohen në vende që janë shumë më striktë në kontroll. Të gjitha produktet që ndikojnë në pjekje, janë produkte të cilat nuk ngelen në mbetje", - shprehet drejtoresha në Ministrinë e Bujqësisë, Valbona Paluka.

Por për parandalimin e kësaj problematike, një nga hapat që pritet të merret është edhe ashpërsimi i Kodit Penal dhe përdorimi i tepruar i pesticideve të cilësohet vepër penale e i dënueshëm me burg.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 24/04/2019 21:09

    Ajo esht kollaj beji analizat dhe futi nje gjop te mire se po i marrin ne qaf njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre