DURRËS – Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët” është takuar me tregtarët e Tregut Industrial në Durrës. Gjatë këtyre takimeve u shënua një incident, ku një prej tregtarëve foli me gjuhë të ashpër për kryeministrin dhe kreun e Kuvendit.
Tregtari përdorte fjalët “ta djegim atë qen” apo “duhet djegur”. Madje tregtari shpreh vullnetin edhe për t’u flijuar për këtë gjë. Kreu i Partisë Demokratike teksa tregtari lëshonte këtë përçartje, dëgjonte me kërshëri, pa bërë asnjë ndërhyrje për të qetësuar qytetarin. Të paktën, Basha si njohës i ligjeve duhet ta këshillonte qytetarin që të mos bënte një deklaratë të tillë pasi rrezikon edhe të dënohet me ligj.
Tregtari duke bashkëbiseduar me Bashën:
“Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut.
Ai dhe Ilir Meta duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni.
Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta.
Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka? Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar.
Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika. Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem.”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO