Një e moshuare mes protestuesve të PD dhe LSI përpara Kryeministrisë, ka bërë thirrje për drejtësi për 21 janarin gjatë kohës që në podium po fliste Sali Berisha, por asaj i janë vërsulur menjëherë mbështetësit e PD, duke tentuar ta dhunojnë.
"Po ky pse flet, ky që ka vrarë në 21 janar. Kjo është dhuna ndaj nënave. Ku është drejtësia për 21 janarin? Turp, turp", u shpreh e moshuara teksa në podium fliste kryetari i PD, Lulzim Basha. Ajo është larguar nga ish-kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha, në drejtim të kordonit të policisë.

Në video shihet sesi një nga protestueset e opozitës tenton ta godasë të moshuarën e cila merret në mbrojtje nga policia. Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me incidente sporadike, ndërsa policia kishte urdhër që të shmangte provokimet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO