Video ​ekskluzive/Ja ballafaqimi
 i Tom Doshit me Durim Bamin

Video ​ekskluzive/Ja ballafaqimi<br /> i Tom Doshit me Durim Bamin
A1 Report sjell për herë të parë pamjet e ballafaqimit pa praninë e prokurorit ndërmjet, Durim Bamit atentatorit të prezumuar për atentatin ndaj Doshit, vëllai të tij dhe vetë deputetit Tom Doshi.

Siç mund ta dalloni në pamjet e ekskluzive të A1Report ka mundur të futet në thellësi të misterit të Dosjes Doshi e cila për herë të parë çoi si dëshmitarë në prokurori zyrtarët më të lartë të shtetit por dhe për 2 muaj mbajte në ankth publikun për të vërtetën e atentatit.

doshi bami
(Takimi i Durim Bamit me vëllanë)

Është ky momenti kur Durim Bami pas arrestimit takohet për herë të parë me vëllanë e tij, Valter Bamin, siç shihni në këto imazhe Bami porosit të vëllanë të mos flas, kjo pasi Bami kish kuptuar se ambienti ku ai ndodhej ishte i monitoruar me kamera dhe regjistrim audio.

Pas këtij Ballafaqimi me të vëllanë në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda, në zyrën ku Bami qëndron siç dhe duket i tensionuar i dyti në përballje është Tom Doshi.
prokurori
Për pak çaste në zyrë qëndron dhe prokurori Andan Xholi, i cili pas i kërkon Bamit të ndryshojë karrigen i lë ata të vetëm përballë njëri tjetrit. Doshi teksa futej në ambientet e zyrës ko do ballafaqohej me Bamin kishte një kamera të dytë të montuar në trup, pasi një kamera ndodhej në ambientet e zyrës, dhe për kamerën e montuar në trupin e Doshit kish dijeni dhe prokuroria.

Dy personazhet kryesorë të atentatit të cilit sipas prokurorisë ishte një sajim, vihen përballë në tryezë por pa i dhënë dorën njëri tjetrit.

doshi bami
(Ballafaqimi Doshi-Bami)

Janë këto disa nga momentet e ballafaqimit të Doshit e Bamit përballë njëri tjetrit, pasi më parë përballë prokurorit Bami kish mohuar versionin e Doshit, ndërsa Doshi insistonte se Bami kish ndryshuar dëshminë duke deklaruar të kundërtën e vidioregjistrimit të bërë nga Doshi në banesën e tij.

Doshi: E mira me diftu vetëm të vërtetën, mu s’më intereson kurrë gjë në kuptimin e kësaj, kjo është, du të them këtu të vërtetën, s’du kurrë gjë, si ka ardh Rezi, si është vu eksplozivi, kaq, ti je dëshmitarë.

Bami: Këta janë gjana që nuk, janë gjona që i kena, të montume, të modifikume siç e dimë unë e ti vetë.


Në këtë ballafaqim, Doshi këmbëngul se ka bërë publik versionin që i ka treguar Bami për atentatin, ndërsa bami i përgjigjet se e vërteta është siç e kanë bëra ata.

Doshi: Unë po ta them se janë mundësitë me kallëzu të drejtën, s’du kurrë gjë prej teje.

Bami: E drejta kjo është skam çka me kallzu tjetër.


Por në këtë ballafaqim ku kuptohet se Bami e Doshin kanë afrimitet mes tyre, nuk mungon dhe një pjesë e komunikimit me xheste që Bami bën ndaj Doshit.

Ky videoregjistrim pritet të transmetohet dhe në gjykatën e lartë, aty ku tashmë është hedhur shorti dhe janë përcaktuar gjyqtarët të cilët do të gjykojnë Dosjen Doshi, me të përfshirët Durim Bami, deputetin Tom Doshi e deputetin Mark Frroku, i cili qëndron në burg pasi është nën akuzë dhe për vrasjen e një shqiptari në 1999 në Belgjikë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)