Disa gropa me hidrokarbure në zonën e naftës në fshatin Sheqishte të Patosit janë përfshirë nga flakët.

Mësohet se dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve pas një orë e 30 minuta.

Gropat ishin mbushur me hidrokarbure, ndërsa nga zjarri rrezikoheshin edhe disa ullinj.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që këto gropa hidrokarburesh të merrnin flakë.

Zjarr tek Shkëmbi Kavajës, digjen sipërfaqe me bimësi
Ndërsa një tjetër zjarr raportohet edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës mesditën e sotme.

Mësohet se na zjarri janë djegur sipërfaqe toke me bimësi.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dh epo punojnë për neutralizimin e flakëve, por puna e tyre pengohet edhe nga shkëmbi.

[gallery]23634[/gallery]
Lezhë, zjarr në masivin pyjor të fshatit Brezane
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në masivin pyjor në fshatin Brezane në Lezhë.

Mësohet se për fat të mirë, nga zjarri nuk rrezikohen banesa, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, dhe situata po mbahet nën kontroll.