KROACI - Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1 në një përballje plot emocione.

Heroi i takimit ishte sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha, i cili në minutën e 84-t vulosi fitoren me një gol spektakolar. Pas një aksioni nga krahu, Hoxha goditi fuqishëm me të djathtën nga një pozicion i vështirë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe lënë të palëvizshëm portierin kundërshtar.

Ky gol u kthye në momentin vendimtar të sfidës, duke i dhënë Dinamos tri pikë të arta në luftën për kreun e tabelës.

Pas ndeshjes, 27-vjeçari shqiptar u vlerësua me notën 6.9 për paraqitjen e tij, ndërsa ky ishte goli i tretë sezonal me fanellën e Dinamo Zagrebit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?