DURRËS - Dy të rinj u arrestuan në flagrancë nga policia e Durrësit pasi në makinën me të cilën ata udhëtonin u gjetën 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Englend Broja 23 vjeç dhe Arjan Çypi 28 vjeç të dy me banim në Gramëz të Fushë-Krujës, u arrestuan rrugës për në Gjirin e Lalzit në një operacion të koduar “Lalzi”.
 
Shqiptarja.com sjell me video momentin e arrestimit të dy të rinjve në makinën Land Rover me targa AA 507 CK që drejtohej nga Arjan Cypi (pronar i makinës) ndërsa Englend Proja ishte pasagjer.
 
droga gjiri lalzit

droga gjiri lalzit

Materialet procedurale të policisë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

droga gjiri lalzit

droga gjiri lalzit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)