Arsenali mundi 1-0 Manchester City-n për javën e tetë në Premier League. Martinelli u fut në fillim të pjesës së dytë në fushë, për të shënuar golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 86-të të ndeshjes. Pas asistit të Havertz, sulmuesi brazilian u ndihmua edhe nga devijimi i mbrojtjes mike. Kështu, City pëson humbjen e dytë radhazi, duke mbajtur vendin e tretë me 18 pikë. Arsenali shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e dytë, teksa në krye qëndon Tottenham po me 20 pikë, por me golavarazh më të mirë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?