Premier League e futbollit në Angli mbylli javën e tetë. Me fillim nga 15:00 u zhvilluan tre ndeshje këtë të diel, të cilat përfunduan në barazim. Brighton dhe Liverpool u ndanë në paqe 2-2, teksa edhe West Ham me Newcastle u ndanë po me këtë rezultat. Në 17:30 Arsenali fitoi 1-0  kundër Manchester City-t.

Në "Amex Stadium", Brighton dhe Liverpool barazuan 2-2 për javën e tetë në Premier League. Ishin vendasit e de Zerbit që kaluan të parët në avantazh me Adingra në minutën e 20-të, ndërsa Salah me dopietë në minutat 40-të dhe 45+1 përmbysi në pjesën e parë për të besuarit e Klopp. Në 45 minutat e dyta ishte Dunk që në të 78' barazoi gjithçka për 2-2, duke i dhënë nga një pikë skuadrave. Pas humbjes një javë më parë, Liverpool ndalet sërish, teksa me 17 pikë mban vendin e  tretë. Brighton me 16 pikë renditet në vendin e gjashtë.

Arsenali mundi 1-0 Manchester City-n për javën e tetë në Premier League. Martinelli u fut në fillim të pjesës së dytë në fushë, për të shënuar golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 86-të të ndeshjes. Pas asistit të Havertz, sulmuesi brazilian u ndihmua edhe nga devijimi i mbrojtjes mike. Kështu, City pëson humbjen e dytë radhazi, duke mbajtur vendin e tretë me 18 pikë. Arsenali shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e dytë, teksa në krye qëndon Tottenham po me 20 pikë, por me golavarazh më të mirë.

Premier League - java 8-të:

Brighton 2-2 Liverpool

West Ham 2-2 Newcastle

Wolves 1-1 Aston Villa

17:30 Arsenal 1-0 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
VIDEO/ Arsenali fiton 1-0 me Man. City-n, Martinelli vjen nga stoli për golin! 'Qytetarët' dy humbje radhazi, buzëqesh Tottenham

Arsenali mundi 1-0 Manchester City-n për javën e tetë në Premier League. Martinelli u fut në fillim të pjesës së dytë në fushë, për të shënuar golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 86-të të ndeshjes. Pas asistit të Havertz, sulmuesi brazilian u ndihmua edhe nga devijimi i mbrojtjes mike. Kështu, City pëson humbjen e dytë radhazi, duke mbajtur vendin e tretë me 18 pikë. Arsenali shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e dytë, teksa në krye qëndon Tottenham po me 20 pikë, por me golavarazh më të mirë.

Ora 17:44
VIDEO/ Liverpool bën hap pas, Brighton e ndal në 'Amex' mes katër golash