Serie A  zhvilloi disa nga ndeshjet e javës së 12-të këtë të diel. Në 12:30 në "Carlo Castellani" Empoli humbi 0-2 me Atalantën. Për miqtë nga Bergamo shënuan Hateboer në minutën e 32 dhe Lookman në të 59 minutë. Për Empolin nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teska u aktivizua edhe Ardjan Ismajli në pjesën e dytë. Për t'u përmendur është edhe humbja e penalltisë nga Koopmeiners në të 42 minutë për Atalantën. Me këtë fitore, skuadra e Gasperinit shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e dytë, pesë pikë pas Napolit kryesues.

Lazio humbi 1-3 me Salernitanën. Vendasit nuk e mbajtën avanazhin në "Olimpico", me djemtë e Davide Nicolas që përmbysën rezultatin në pjesën e dytë. Ndeshja do hapej me golin e Zaccagnit në minutën e 41 për Lazion. Në të dytën, një ish-si Candreva vendosi ekuilibrat në minutën e 51, ndërsa Fazio në minutën e 68 dërgoi shifrat në 1-2. Me Lazion që u hodh në sulm për golin e barazimit, miqtë shënuan edhe golin e tretë me Dia në minutën e 76 duke përfituar nga hutimi i lacialëve. Për Hysaj vetëm 5 minuta lojë në fundin e duelit te "Shqiponjat". Lazio me 24 pikë qëndron në vendin e katërt, duke marrë humbjen e dytë sezonale. Me 16 pikë Salernitana qëndron në vendin e nëntë, gjashtë pikë më pak se zona europiane.Në ndeshjet e orës 15:00, Cremonese barazoi me Udinesen 0-0, ndërsa Spezia humbi 1-2 me Fiorentinën.

Rezultatet:

Empoli 0-2 Atalanta

Cremonese 0-0 Udinese

Spezia 1-2 Fiorentina

Lazio 1-3 Salernitana

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
VIDEO/ Lazio turpërohet në 'Olimpico' mes 4 golave, Salernitana i shkakton humbjen e dytë skuadrës së Sarrit

Lazio humbi 1-3 me Salernitanën për javën e 12 në Serie A. Vendasit nuk e mbajtën avanazhin në "Olimpico", me djemtë e Davide Nicolas që përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.

Ndeshja do hapej me golin e Zaccagnit në minutën e 41 për Lazion. Në të dytën, një ish-si Candreva vendosi ekuilibrat në minutën e 51, ndërsa Fazio në minutën e 68 dërgoi shifrat në 1-2. Me Lazion që u hodh në sulm për golin e barazimit, miqtë shënuan edhe golin e tretë me Dia në minutën e 76 duke përfituar nga hutimi i lacialëve. Për Hysaj vetëm 5 minuta lojë në fundin e duelit te "Shqiponjat". Lazio me 24 pikë qëndron në vendin e katërt, duke marrë humbjen e dytë sezonale. Me 16 pikë Salernitana qëndron në vendin e nëntë, gjashtë pikë më pak se zona europiane.

 

Ora 14:22
VIDEO/ 2 gola për tri pikë, Atalanta fiton me Empolin dhe ndjek kryesuesit e Serie A

Serie A është në javën e 12. Mesditën e së dielës, në 12:30 në "Carlo Castellani" Empoli humbi 0-2 me Atalantën. Për miqtë nga Bergamo shënuan Hateboer në minutën e 32 dhe Lookman në të 59 minutë. Për Empolin nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teska u aktivizua edhe Ardjan Ismajli në pjesën e dytë. Për t'u përmendur është edhe humbja e penalltisë nga Koopmeiners në të 42 minutë për Atalantën. Me këtë fitore, skuadra e Gasperinit shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e dytë, pesë pikë pas Napolit kryesues.