VIDEO/ Atletico Madrid harron të fitojë, Keidi Bare luan 35 minuta! Muriqi hero te Mallorca, paqe mes Betis dhe Sevilla

VIDEO/ Atletico Madrid harron të fitojë, Keidi Bare luan 35 minuta! Muriqi hero te Mallorca, paqe mes Betis dhe Sevilla

Festa e Mallorca

La Liga ka zhvilluar këtë të diel ndeshjet e mbetura për javën e 13-të. Atletico Madrid u ndal në barazim 1-1 në shtëpi nga Espanyol, me djemtë e Simeones që pas eleminimit nga Europa nuk dinë të fitojnë. Real Sociedad dhe Valencia barazuan 1-1, ndërsa Mallorca iu fal golit dhe asistit të Muriqit për të fituar 0-2 me Villareal në transfertë. Në derbin e qytetit Betis barazoi 1-1 me Sevilla.

Në "Metropolitano", Atletico Madrid barazoi 1-1 me Espanyol. Ndeshja nisi malore për miqtë, që panë Cabrera të dilte me karton të kuq pas 28 minutave lojë. Kartoni solli ndërrime te katalanasit, me Baren që pas 35 minutave lojë i la vendin Gomez. Goli i parë u shënua nga miqtë në minutën e 62, teksa në të 78 Joao Felix barazoi duke shpëtuar Simeonen në stol. Largimi nga Europa i ka bërë dëm Atleticos, që ka dy ndeshje pa fituar në La Liga duke mbajtur vendin e katërt me 24 pikë. Nga ana tjetër Espanyol me 12 pikë qëndron në vendin e 16-të.

Ndeshja mes Villareal dhe Mallorca u fitua 0-2 nga miqtë. Vedat Muriqi u tregua deçiziv te skuadra nga ishulli, duke shënuar gol dhe dhuruar asist. Në të 32 minutë shtatëlarti dardan hapi serinë e golave, teksa në të 75 do asistonte për Ndiaye. Shtatë gola këtë sezon në La Liga për Muriqin, që lë pas emra si Vinicius Junior, Valverde apo edhe Benzema e Griezmann në listën e golashënuesve. Mallorca me 16 pikë renditet e 12-ta, ndërsa Villareal me 18 pikë mban vendin e 8-të.

Rezultatet:

Atl. Madrid 1-1 Espanyol

Real Sociedad 1-1 Valencia

Villareal 0-2 Mallorca

Betis 1-1 Sevilla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
VIDEO/ Largimi nga Europa lë pasoja, Atletico Madrid ngec ndaj Espanyol

Në "Metropolitano", Atletico Madrid barazoi 1-1 me Espanyol. Ndeshja nisi malore për miqtë, që panë Cabrera të dilte me karton të kuq pas 28 minutave lojë. Kartoni solli ndërrime te katalanasit, me Baren që pas 35 minutave lojë i la vendin Gomez. Goli i parë u shënua nga miqtë në minutën e 62, teksa në të 78 Joao Felix barazoi duke shpëtuar Simeonen në stol. Largimi nga Europa i ka bërë dëm Atleticos, që ka dy ndeshje pa fituar në La Liga duke mbajtur vendin e katërt me 24 pikë. Nga ana tjetër Espanyol me 12 pikë qëndron në vendin e 16-të.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë