Mallorca mori avantazhin 0-1 me Villareal në transfertë për javën e 13 në La Ligan spanjolle të futbollit. Goli për miqtë nga Palma de Mallorca u shënua nga sulmuesi Vedat Muriqi. Shqiptari ndodhej në kohën dhe vendin e duhur në të 32 minutë, duke dërguar në rrjetë një krosim të Gonzales.
Dardani gjen golin e shtatë sezonal në La Liga, duke lënë pas në renditjen e golashënuesve emra si Vinicius Junior, Valverde apo edhe Benzema e Griezmann. Largimi nga Serie A duket se i ka dhënë frymëmarrje "Piratit", që është khyer në lojtarin kyç të trajnerit Aguirre.