Aurela Gaçe para pak muajsh ka sjellë në jetë vajzën e dytë ndërsa së fundmi flet shpesh për vështirësitë që ka për t’iu rikthyer normalitetit të aktivitetit fizik.
 
Këngëtarja ka postuar një video në rrjetet sociale ndrysa është duke u ushtruar me ndihmën e Soni Malajt.
 
“Ooo Ndihmëëëëë, po më masakron Soni Malaj, më ka gjetur më të vogël ( ju e dini që unë dua vetë ë). Vetëm zonjat që kanë bërë operacion prerje-cezariane, e dinë shume mirë çfarë vështirësie është të rindërtosh shtresat e brendshme të barkut, por nuk ka "nuk mundem" për mua. Para dy javësh as nuk i afrohesha dot këtij ushtrimi .
#dymuajegjysem#mbaslindjes#nukeshteelehte#prerjecezariane”, 
ka shkruar këngëtarja.