Sot në orën 18:45 Monaco luan në udhëtim kundër Club Brugge në Belgjikë, por ekipi nga Principata nuk mundi të udhëtonte dot të mërkurën për në qytetin e ndeshjes, kjo pasi avioni kishte një problem me ajrin e kondicionuar.

Kabina e avionit u shndërrua në një sauna të vërtetë, me fluturimin që u shty. Veç prishjes së agjendës dhe anulimit të konferencës për shtyp, futbollistët e Monacos e morën me sportivitet këtë ndodhi.

Ata u zhveshën me të brendshme dhe kështu dolën në pistë, kjo për shkak të vapës në avion. Pamjet u publikuan nga futbollistët e Monacos, ndërsa ekipi udhëtoi për në Brugge vetëm sot në mëngjes.