Ballkani fitoi 1-0 me Llapin në finalen e Superkupës së Kosovës. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin "Titanic" në Belek të Turqisë u vendos nga goli i Lumbardh Dellovës në minutën e 62.
Ballkani i Ilir Dajës nga minuta e 28-të e ndeshjes luajti me një lojtar më shumë, pasi Bekim Maliqi i Llapit u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq.
Suharekasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe në minutën e 62 asisti i Armand Thaqit u shfrytëzua bukur nga Dellova, për golin që i dha edhe Superkupën kampionëve në fuqi të Kosovës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në minutën e fundit të sfidës, në zhvillimet e një aksioni në mesin e fushës dy skuadrat u përleshën mes tyre pas një ndërhyrje të gabuar. Veç lojtarëve në fushë u desh edhe ndërhyrja e stafeve respektive që gjakrat të qetësoheshin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)