Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Duket se ylli spanjoll rrezikon të mungojë në El Clasico, por dyshimi është për një problem muskulor që do ta mbante jashtë Kupës së Botës 2026, ndaj edhe kombëtarja spanjolle po pret me ngut testet për 18-vjeçarin.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?