VIDEO/ Barcelona 'për turp', Granada e barazon 3-3! Myrto Uzuni dhuron asist

VIDEO/ Barcelona 'për turp', Granada e barazon 3-3! Myrto Uzuni dhuron asist

Barcelona 3-3 Granada


Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje "të çmendur". Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.

Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

 

 

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Uzuni asist, Granada barazon 3-3 ndaj Barcelonës! Muriqi i jep tri pikë Mallorcas në derbin e shqiptarëve, Sevilla mposht 1-0 Atl. Madridin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’