VIDEO/ Bayern Munich 'dehet' nga Liga e Kampionëve, Gladbach i shënon 3 herë! Fitojnë Leipzig dhe Stuttgart

VIDEO/ Bayern Munich 'dehet' nga Liga e Kampionëve, Gladbach i shënon 3 herë! Fitojnë Leipzig dhe Stuttgart

Festa e Stuttgart

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 21-të. Ky raund ka nisur me surpriza, teksa Borussia Monchengladbach fitoi 3-2 me Bayern Munich. Freiburg mori tri pikë në transfertë, ndërsa Leipzig mundi Wolfsburg. Koln vijon me humbjet, teksa këtë herë u mposht nga Stuttgart.

Në "Borussia Park", Borussia Monchengladbach fitoi 3-2 me Bayern Munich, me bavarezët që nga ky dështim mund të humbasin vendin e parë, duke qenë në pritje të rezultatit të Union Berlin që luan të diel. Humbja e dytë këtë sezon për djemtë e Nagelsmann u shkaktua nga golat e Stindl, Hofmann dhe Thuram. Te Bayern shënuan Choupo-Moting dhe Tel. GLadbach mban vendin e tetë me 29 pikë, teksa Bayern Munich me 43 pikë në vendin e parë, një pikë më shumë se Union Berlin që luan nesër.

RB Leipzig është rikthyer të fitojë në Bundesligë dhe një gjë të tillë e ka bërë në transfertën me Wolfsburg. 0-3 fituan "Demat" e trajnerit Marco Rose, duke iu falur golave të Forsberg, Laimer dhe Szoboszlai. Leipzig me 39 pikë mban vendin e pestë, teksa Wolfsburg mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Bundesliga - java 21:

Borussia Monchengladbach 3-2 Bayern Munich (Stindl 13', Hofmann 55', Thuram 84' / Chupo Moting 35', Tel 90+3')

Bochum 0-2 Freiburg (Gregoritsch 39', Holer 51')

Stuttgart 3-0 Koln (Dias 9', Sosa 59' Coulibaly 74')

Wolfsburg 0-3 RB Leipzig (Forsberg 14', Laimer 85', Szoboszlai 90+2')

Eintracht Frankfurt 2-0 Werder Bremen (Friedi 8', Kolo Muani 52')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
VIDEO/ Leipzig rikthehet te fitorja, 'Demat' pranë zonës Champions

RB Leipzig është rikthyer të fitojë në Bundesligë dhe një gjë të tillë e ka bërë në transfertën me Wolfsburg. 0-3 fituan "Demat" e trajnerit Marco Rose, duke iu falur golave të Forsberg, Laimer dhe Szoboszlai. Leipzig me 39 pikë mban vendin e pestë, teksa Wolfsburg mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

 

Ora 18:56
VIDEO/ Bayern Munich pëson disfatën e dytë sezonale, bavarezët rrezikojnë kreun e Bundesligës

Në "Borussia Park", Borussia Monchengladbach fitoi 3-2 me Bayern Munich, me bavarezët që nga ky dështim mund të humbasin vendin e parë, duke qenë në pritje të rezultatit të Union Berlin që luan të diel. Humbja e dytë këtë sezon për djemtë e Nagelsmann u shkaktua nga golat e Stindl, Hofmann dhe Thuram. Te Bayern shënuan Choupo-Moting dhe Tel. GLadbach mban vendin e tetë me 29 pikë, teksa Bayern Munich me 43 pikë në vendin e parë, një pikë më shumë se Union Berlin që luan nesër.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm