Aktori Blerim Destani dhe këngëtari Noizy janë parë shpesh bashkë duke konfirmuar një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
 
Së fundmi Noizy ka postuar në rrjetin social Instagram një video ku duket se miku i tij ka rënë pre e shakasë që këngëtari i ka bërë.
 
Ata të dy së bashku ishin në një qendër tregtare dhe në momentin që Destani po dilte te dera këngëtari ka improvizuar me fishkëllimë tingullin e alarmit.
 
Destani nuk e ka kuptuar një gjë të tillë ndaj dhe është kthyer mbrapsht duke parë i habitur çantën që mbante në dorë, ndërsa Noizy ka shpërthyer në të qeshura.
 
 

🚓🚨 @blerimdestani 🤣🤣 Shifjani ftyren kur e kupton qe e hongri 😉☺️

A video posted by NOIZY (@zinizin) on



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com