Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të saj tipike të drejtpërdrejta dhe spontane.
Së fundmi Zhaklina ka bërë një reagim të papritur teksa ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale.
Moderatori iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi sipas tij ajo mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.
Kjo fjali e nervozoi shumë Zhakinën, e cila iu kthye ashpër moderatorit duke i thënë se askush nuk mund të mësohet me dhunën, qoftë ajo psikologjike apo fizike.
“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.
Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.
“Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.
Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulje rekord e numrit të lindshmërisë, të ftuarat në 'Përballje': Shoqëria ka ndryshuar, të rrisësh fëmijë ka kosto! Gruaja është më aktive
4 Prill, 14:29
-
‘8 Marsi’, gazetari Tanini: Më trishtojnë gratë që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja milingonave, në vend që të protestojnë
8 Mars, 15:50
-
Zhaklin Lekatari injoron Luizin dhe Efin: Nuk e di, nuk e njoh kush është! Më duket si Dhurata Dora
12 Shkurt, 10:59
-
Denigrimi në rrjetet sociale, Malaj: Të krijohen mekanizma mbrojtëse! Lekatari: Duhet hapësirë ligjore për të drejtat digjitale! Kallanxhi: Mbyllja e profileve në Tik-Tok kërkon kohë
8 Janar, 16:07
-
Thumb për Kiarën dhe Luizi? Çifti dhanë lajmin e bukur se do bëhen prindër, Zhaklin Lekatari: Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes
22 Nëntor 2023, 22:53
-
Ditët e ciklit të paguhen nga shteti, gjinekologu: Të bëhet ligji, është i domosodshëm! Lekatari: Veç benefiteve, mund të sjellë edhe diskriminim
15 Nëntor 2023, 16:06
-
Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për romancën me djalin misterioz
18 Tetor 2023, 18:48
-
Patriarkalizmi shqiptar në median italiane/ Robert Aliaj: Respekti prindëror të fitohet, jo imponohet! Sociologu Tushi: Autoriteti i babait në shoqëri duhet të ndryshojë
18 Tetor 2023, 15:43
-
Seksi pas moshës 65-vjeçare, Zhaklin Lekatari: Të moshuarit bëjnë më shumë seks se të rinjtë
19 Shtator 2023, 15:44
-
Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në 'Big Brother VIP 3'?
15 Shtator 2023, 19:44
-
Beqare prej 10 vitesh, Zhaklin Lekatari gjen më në fund dashurinë: Ai ma bën jetën të lumtur
9 Gusht 2023, 07:53
-
Kiara prezanton linjën e saj të rrobave të banjos, Zhaklin Lekatari e ironizon: Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në tregun shqiptar
2 Korrik 2023, 11:45
Zhak kjo je ti. Harrove se sa ke lënduar si opinioniste bbvip!?
Përgjigju