La Liga në Spanjë zhvilloi disa nga duelet e javës së 11-të. Në "Mestalla", Valencia humbi 1-2 me Mallorca duke mos mbajtur dot avantazhin në shtëpi. Skuadra e Gattuso kaloi në avantazh me Cavanin në minutën e 52 të ndeshjes. Sulmuesi ktheu në gol një penallti të fituar nga vendasit, teksa Vedat Muriqi do barazonte ndeshjen në të 66 minutë.
Rikthimi nga pezullimi me dy ndeshje është perfekti për sulmuesin dardan, që hodhi hapin e parë drejt përmbysjes nga pika e bardhë për golin e pestë sezonal. Në të 83 minutë Lee Kang shënoi golin e përmbysjes, me Mallorca që merr tri pikë me vlerë për vendin e 11 me 12 pikë. Valencia me 15 pikë qëndron në vendin e nëntë.
Real Madrid mori fitore 3-1 me Sevilla në "Bernabeu". Ndeshje e vuajtur për djemtë e Ancelottit, që shënuan si fillim me Modric pas pesë minutave lojë. Në të 54 minutë Lamela vendosi ekuilibrin, teksa Lucas në 79 dhe Valverde në 81 i dhanë tri pikë madrilenëve. Me 31 pikë Real mban kreun e La Liga, gjashtë pikë më shumë se Barça ndjeksë që ka një ndeshje më pak.