Vetëm një ditë më parë është publikuar kënga "Big Booty", një bashkëpunim i Çiljetës me Lil Kolin dhe Filloretën. Edhe në këtë këngë, Çili i këndon të pasmeve të saj, ashtu siç bëri edhe shumë vite më parë me Getoar Selimin, duke thyer tabu në tregun e 'turpshëm' të muzikës.

"Big Booty" ka ngjallur kureshtje tek të gjithë fansat e këngëtares, ndërsa ka mbledhur më shumë se 300,000 klikime në më pak se 2 ditë. Megjithatë nuk besojmë se ekziston dikush që e pëlqen këtë këngë më shumë se djali i çiljetës, Ferndando.

Në një video të publikuar nga këngëtarja 30-vjeçare në Instagram, Fernando i vogël shfaqet duke kërcyer 'me mish e me shpirt' me tingujt e këngës që këndon mami i tij.

Çiljeta e ka shoqëruar videon me fjalët: "Iku u çmen' dhe Fernando" dhe në fakt bashkë me të janë çmendur edhe ndjekësit e këngëtares që e kanë mbushur me komente pozitive dhe komplimenta për djalin.
 

Iku u cmen dhe Fernando 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂🙌🏽🙌🏽🙌🏽🙈❤️

A video posted by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)