
Chelsea humbi 4-1 me Brighton për javën e 14 në Premier League. Blutë e Londrës u surprizuan në transfertë nga ish-skuadra e trajnerit Graham Potter, që rezulton një surprizë e bukur këtë sezon në Angli. Djemtë e De Zerbit fituan me golat e Trossard dhe Gross, teksa Loftus-Cheek dhe Chalobah shënuan dy autogola në portën e Chelsea. Për Blutë, Havertz në të 48 ngushtoi përkohësisht shifrat. Për Chelsea 11 minuta luajti edhe Armando Broja, me trajnerin Potter që e hodhi në fushë nëminutën e 79 në vend të Pulisic. Pas kësaj jave, Chelsea me 21 pikë mban vendin e pestë, kundrejt vendit të shtatë të Brighton që ka 18 pikë.
Brighton 4-1 Chelsea (Trossard 5', Loftus-Cheek 14' (aut), Chalobah 43' (aut), Gross 90+2' / Havertz 48')
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Manchester City përkohësisht në krye të Premier League, Brighton mund Chelsea! Liverpool e bën dramë në shtëpi







