Al Nassr fitoi 3-1 me Abha në Kupën e Arabisë Saudite dhe kalon në turin gjysmëfinal të eventit. Në këtë përballje për 87 minuta te vendasit luajti edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi për ndeshjen e tretë radhazi nuk mundi të shënonte, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë kur gjatë një kundërsulmi, Ronaldo me topin në këmbë u ndal nga fërshëllima e arbitrit. Kjo duket se e ka mërzitur sulmuesin, që ka marrë topin dhe e ka shkelmuar në shenjë nervozizmi.
Kaq ka mjaftuar që arbitri t'i tregojë të verdhin para syve, teksa Ronaldo shihet të shajë në gjuhën portugeze. CR7 nuk mundi të shënojë dhe as asistojë në këtë duel. Në minutën e 87 të ndeshjes, Ronaldo u zëvendësua me Talisca. 37-vjeçari është parë i nervozuar edhe në stol.