DOHA - Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola të tjerë me Al Nassr në Champions Leaguen e Azisë. Ekipi i tij fitoi në Doha të Katarit kundër vendasve të Al Gharafa me rezultatin 1-3.

Ndeshja e zhbllokua nga Ronaldo vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, ndërsa Angleo dyfishoi për miqtë. Ishte sërish CR7 që gjeti golin e dytë personal në të 64 minutë, teksa më pas vendasit shkurtuan me Joselu.

Në moshën 39-vjeçare, Ronaldo e dërgon në 913 numrin e golave në karrierë.