VIDEO/ Cristiano Ronaldo si vera, sulmuesi shtang Donnarummën në portë

VIDEO/ Cristiano Ronaldo si vera, sulmuesi shtang Donnarummën në portë

Cristiano Ronaldo me akrobaci

PSG dhe Al Nassr u përballën këtë të martë në një miqësore në Japoni, me skuadrat që po zhvillojnë fazën përgatitore në Azi. Për arabët në fushë nga minuta e parë ishte edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez tregoi se edhe pse në moshën 38-vjeçare ka ende për të dhënë.

Gjatë fraksionit të parë të ndeshjes, CR7 u ndal mrekullisht në një rast nga Donnarumma, me italianin që i mohoi golin sulmuesit. Ronaldo u shkëput bukur dhe me stilin "gërshërë" devijoi topin në të 39 minutë, me goditjen që u prit nga Giggio.

Vetëm pesë minuta më vonë, në të 44 minutë ishte po Ronaldo që mori duartrokitjet e publikut pas një veprimi akrobatik. Krosimi nga e djathta bëri që sulmuesi të godiste me roveshatë, por pa mundur ta dërgonte topin në rrjetë, edhe pse Donnarumma ishte i mundur. Edhe pse vijërojtësi ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, Ronaldo tregoi edhe njëherë se është në formën e duhur fizike.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dona i rrumës: 25/07/2023 18:42

    E pashe vidion dhe nuk pashe freski fizike te Ronaldos,por mungese nuhatje goli para portes 4m larg saj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor