Zënia në befasi nga nisja e transmetimit live në momentin kur nuk e priste, ka sjellë një reagim shumë komik nga një spikere lajmesh në Australi.
 
Natasha Exelby, gazetare në “ABC News 24" po qëndronte e pavëmendshme në studio duke luajtur me stilolapsin në momentin kur kronika ka përfunduar.
 
Sapo kuptoi që është në transmetim ajo është “shkundur” duke nisur më tej prezantimin e edicionit të lajmeve.