VIDEO/ Derbi i shqiptarëve vendoset nga Myrto Uzuni, beratasi shënon dhe mposht skuadrën e Sadikut

VIDEO/ Derbi i shqiptarëve vendoset nga Myrto Uzuni, beratasi shënon dhe mposht skuadrën e Sadikut

Myrto Uzuni

Granada fitoi 1-0 me FC Cartagena për javën e 22 në La Liga 2 në Spanjë. Ndeshja u vendos nga goli i Myrto Uzunit në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë. Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku ishin kundërshtarë në këtë duel, me beratasin që vendosi fatin e ndeshjes.

Dueli ishte i luftuar dhe me raste, teksa u zhbllokua vetëm 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Uzuni nuk gaboi nga 11 metra, duke i dhënë tri pikë të tijve. Beratasi ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes, teksa Sadiku i la vendin Ortuno pas 61 minutave lojë.

Myrto Uzuni është treguar deçiziv për të tijtë këtë sezon me 13 golat e shënuar, duke qenë në garë për trofeun e "Këpucës së Artë". Me 35 pikë, Granada mban vendin e 5 në klasifikim, duke qenë në garë për ngjitjen në La Liga. Cartagena ndodhet në vendin e 10-të me 32 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi