Marseille dhe Lyon do duhet të luanin këtë të diel në 20:45 për javën e dhjetë në Ligue I. Derbi i Francës ka nisur me përleshje, teksa tifozët vendas kanë sulmuar autobusin e miqve, çka ka sjellë shtyrjen e ndeshjes.
Rrugës për në "Velodrome", autobusi i Lyon u sulmua nga huliganët e Marseille. Xhamat e autobusit, të thyer me sende të forta kanë goditur edhe trajnerin e Lyon, Fabio Grosso. Kampioni i botës me Italinë ka pësuar lëndime të shumta në fytyrë, çka është dashur ndërhyrja e mjekëve për të qepur plagët.
Në pamje duket qartë se autobusi i Lyon është dëmtuar në dy vende të ndryshme, me trajnerin që ka qenë në ulëset para. Fatmirësisht Grosso është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që u vendos për anulimin e ndeshjes.