VIDEO DUKE QARË/ “Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Mustafa Nano reagim të ashpër ndaj imamit Elvis Naçit

VIDEO DUKE QARË/ “Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Mustafa Nano reagim të ashpër ndaj imamit Elvis Naçit

“Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”!

Ky është qëndrimi i gazetarit Mustafa Nanos për një video të imamit Elvis Naçi, i cili shpërthen në lot pasi mbyll ligjëratën e tij në arabisht drejtuar Zotit.

Në monologun e emisionit të tij, “Provokacija”, Nano ka komentuar gjatë sjelljen e Elvis Naçit, duke theksuar se as profetët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, ndërsa jo pa ironi e ka cilësuar si profetë mbi profetët.

 “Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht.

Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, -kështu e nis Monologun e tij Mustafa Nano.

Video e publikuar në Youtube nga Elvis Naçi, është parë nga 1 milion veta, çka për Mustafa Nanon është tepër shqetësuese.

“Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.”,-shprehet Nano.

Edhe pse sipas Nanos, në sytë e myslimanëve Naçi na shfaqet si imam modern, momenti kur ai shpërthen në lot, e nxjerr atë si ekstremist.

Madje, Mustafa Nano e krahason me futbollistin e njohur, Ronaldon, përsa i përket veshjes së tij, duke theksuar se futbollisti ngjan më myslimanen se ai.

E në fund të monologut, Nano në formë ironie, vuri duart në kokë, uli kokën dhe bëri sikur qante, duke imituar imamin Naçi.

Elvis Naçi, përveç se është imam në një nga xhamitë e Tiranës, ai është shfaqur edhe në media me emisione bamirësie.

Monologu i plotë:

Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit.

Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani.

Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.

Kjo gjë duket dhe nga veshja. Edhe Ronaldo në veshje, në dukje, ngjan më mysliman se Elvis Naçi. Thonë që ai nuk është ekstremist dhe bazuar tek ato që ai thotë, dhe tek ato që ai thotë në këtë video ai nuk është ekstremist. I vetmi moment ekstremist ka të bëjë me momentin e fundit, kur ai qan. Qan me lot.

Unë nuk njoh ndonjë besimtar tjetër ekstremist që të qajë me lot duke u përpjekur të komunikojë me Zotin. Elvis Naçi është i pari njeri në këtë botë që unë njoh, por jam i sigurt që as profetët vetë nuk kanë qarë në momentet e tyre kur janë përpjekur të komunikojnë me Zotin.

Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje më duket se më erdhi!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 10/12/2019 11:34

    Feja e shqipetarit eshte shqipetaria..

    Përgjigju
  • nest: 27/10/2019 14:05

    U djegsh ne xhehenem o plehr Qe sdi me te mbushesh programin O njeri i urryeshem

    Përgjigju
  • shijak: 26/10/2019 13:19

    edhe ard daullxhiu, nuk e luan me mire rolin e mashtruesit

    Përgjigju
  • edi: 26/10/2019 01:42

    Shqipetaret jane mashtruar dhe torturuar per ate fe aq e pa skrupull ,qe sollen Anadolli Turk dhe qendroi rreth 500 vite duke ushquer e pehapur fene muslimane Kjo qe fatkeqesia e Shqipetareve qe jetonin ne Truallin e tyre te lumtur dhe te lire ,na u deshen keto mbeturina idiotesh qe edhe sot disa i ndjekin Feja e Shqipetarit eshte Shqiperia

    Përgjigju
    • Ardit: 09/12/2020 19:48

      Shqiptarët janë çliruar nga serbiçka bre piçka ti mater që nga 1389 me ardhjen e çlirimtarëve . Ku ishte Shqipëria para 1389 a ishte Serbi? Sot në 2020 në Shqipëri qytet dhe fshatrat janë Serbisht o Malla Kaster Malla Piçka . Korç, Lezh, Diber, Gjiro Kaster, Golem ,Vlor , Berat Veli Poj, Velika Piçka , Kukec Kukavico , Bul Kiz ( Bulqiz) Novo Sella, Drenova,Dërveni, Tiran çka qenka Shqip ??? 4 vilajetet Nga kush erdhën ? Nga Komunistet?

    • fatkeqsia: 15/12/2019 02:08

      Fatkeqsia esht se gjyshi jot i luftoi gjermanet edhe solli konuzmin ne shqiperi, Kurse ti po ben kurs per te ik ne gjermani edhe sdihet nqs te pranojne ose jo

  • Lavdi Jezu KRISHTIT!: 25/10/2019 21:52

    Ore dykembesha, vetem KRISHTERIMI eshte fe e vertete, te gjitha te tjerat jane vetem pallavra e perralla me mbret, qe me e shumta eshte qe ti lexojme neper enciklopedira sa per kuriozitet, por KURRE qe ti besojme. KURRE!

    Përgjigju
  • Durres: 25/10/2019 21:50

    Dava ordineri qe smund te gjej fjal per ta pershkruar,feja te ben njeri me te mir dhe ajo qe predikon Elvisi esht Islami po ska se si te ket nje kuktur kaq te gjer fetare nje lepires bythe si ky Pler

    Përgjigju
  • djanko: 25/10/2019 08:42

    na no mu ci eshte serb

    Përgjigju
  • fredi: 25/10/2019 01:37

    ku mer vesh nga feja o muco. budallai

    Përgjigju
  • Beni: 24/10/2019 23:35

    Muci ka te drejte

    Përgjigju
  • Proka: 24/10/2019 23:32

    Elvis Naci eshte njeri human, sozial, angazhimi i tij per bamiresi eshte per cdo lavdate. Per lutjet e tija si teolog,hoxhe ne xhami nuk i takon askujte te shprehet kunder tij,eshte e drejte e tij te shfaqe ndjenja dhe te qaje tek e fundit xhamite e kishat i kemi me shekuj dhe asnjehere Shqiptaret nder veti nuk kane shkaktuar probleme apo konflikte fetare ne mes veti.

    Përgjigju
  • Diamond: 24/10/2019 22:53

    Jam nje djal qe jetoj ne Angli dhe sapo degjova kto fjal qe the per kte imam te nderuar ti nuk do shohesh kurr drit me sy o pederast

    Përgjigju
    • Qifja: 25/10/2019 11:27

      Ka faj anglia qe te mban ty o taleban kurv!

  • Valter: 24/10/2019 22:01

    Mendoj se nuk eshte fajtor televizioni ne fjale se i jep hapsire publike nje njeriu te dyshimte ne nivelin e ti kulturor dhe socjal aqe me teper me emisionin te quajtur "Provokacija" me kuptimin total serbe "provokimi" dhe nuk eshte hera e pare qe zoteria ne fjale hape debat totalisht i pa thirur..edhe ne nje debat tek Opinioni para ca kohe ne funde mbeti si fekal si rezultat i nivelit te ti arsimor dhe kulturor..kete mbetje njerezore serbe duhet te heqet nga ekrani televiziv si pleher primitiv i panevojshem i qelbur..

    Përgjigju
  • Konjak: 24/10/2019 21:02

    Nuk besoj se ,emisioni -Provokacia- do te behet shkas per keqkuptime ne shoqerine shqipetare ,me gjithe shumesine e feve qe praktikohen ne shqiperi .-Politeizmi -.Zoteri imam ,loton nga pershkrimet e librit te shenjt ,eshte ne ndiesine dhe te drejten e tij .Do te them :Nese nuk preceptohet asgje nepermjet shqisave,nuk do te kapet e kuptohet asgje .Pra ,veprimi eshte i mbeshtetur tek ndjenjat ,apo veprimeve individuale .Nga ndijimet rrjedh imagjinata ,por kjo nuk permbush kushtin per te qene racional .Faleminderit.

    Përgjigju
  • Evladi: 24/10/2019 20:57

    Tekbir ju sh. robt me bismilah dhe kuran nmaj t k. arab te flliqur dhe jevgj si ky ne video se ky ska lidhje me shqiptar.Jo se ky nano eshte me i mire se njeri serb tjetri arab keta po ju copa k. qe jeni armiqte e dijes mesa guxim i thoni vetes shqiptare?E dini ju qe kan vdekur njerez vetem per te folur shqip o rracmuta e ju ketu mbani per idhull nje mut qe qan pasi flet arabisht.A far e keqe a.tekbir prap se mkeni bo per xhihad tani.

    Përgjigju
  • Katolik Dukagjinit: 24/10/2019 20:57

    muç m ku ta kesh qe flet kshtu, un jam katolik por e ndjek shpesh Imamen, asht shum njeri i mire , por i piece of shit je atheist I pa fe e don me ba njerz te tjere si veten, fuck off

    Përgjigju
    • Elio: 11/05/2020 00:16

      Ateist Fjala vdesin te paftet eshte te vdesin ata qe te cilen bej crregullime ne tok vrasin,perdhunojn,drogohen,etj. Jo pse sbeson ne fe,se i bika qe nqs thot per ato qe sbesojn kto myslimant harxhokan ko kot per te paftet sipas teje qe mundihemi kur i thirrim ne islam

    • QIFJA: 25/10/2019 11:34

      JA DHE SHPELLARI ME INTERNET JEP OPINIONIN E TIJ

    • Ateist: 25/10/2019 09:19

      Vella, une jam ateist dhe ne zemer jam 100 here me human se ty dhe Elvis Naçi, vetem qe s'kam burime financiare legale apo te dyshimta per te ndihmuar te varferit. Une qaj dhe kur shoh nje qen te ngordhur, jo me per femije e njerez, por kjo nuk ka pike rendesie. Ndryshe nga ju fetaret qe thoni vdekshin te pafete, ne nuk themi vdekshin katoliket dhe myslimanet, por themi dashuri per te gjithe. Ndaj kafsho gjuhen dhe kthe pasqyren nga vetja per te pare sa urrejtje ke brenda vetes.

  • Alb: 24/10/2019 20:36

    Spara bi dakort me ket nanon, po ktu e ka goditur gozhden mu nr koke. Nuk ka njeri me hipokrit se ky tipi. Qe edhe nese ben dicka pozitive piksynimi esht je rekrutim dhe propogande per fene e “paqes “

    Përgjigju
  • sami matoshi: 24/10/2019 20:25

    Elvisi eshte djale i rralle dhe sh i edukuar, ky te laje gojen para se te foli per vllain tone elvis nacin , te rujt zoti

    Përgjigju
  • lani: 24/10/2019 19:50

    Kete Elvisin e zgjedhim ne krye te vendit. Na ben anetar te komunitetit arab dhe na zgjidh pastaj varferine duke u kerkuar arabeve bamiresi.

    Përgjigju
    • Elio: 11/05/2020 00:18

      Jo ta zjidh ne krye te qafirave si ty dhe te tjer i puna jote qe snjifni as familjet tuaja de kush ju ka ber e jo mo njerzimin

    • @lani: 24/10/2019 21:04

      Hahahahhaahhahah i madhe je Fix. Po kujt ja thua.

  • DURRES: 24/10/2019 18:59

    Ijot pa lidhje je shume larg per te komentuar Elvisin.

    Përgjigju
  • Shqipëtar: 24/10/2019 18:44

    Për të gjithë ata që mbrojnë një ekstremist islamik si Elvis Naci kam një urim: Ju shkërdheftë fisin TURQIA me që nuk qenkeni ngopur akoma nga ajo që ju bëri si njerëz për 500 vjet.

    Përgjigju
    • Qifja: 25/10/2019 11:30

      HAHAHAHA FIKS I KE THON! PO KUJT TI THUSH KARABUSHAVE TRUSHPLAR QE E NDJEKIN VISIN DHE PERRALLAT E TIJ NDERKOH VISI ME VESHJE FIRMATO E LEK PA FUND!

  • Ju q"ftë prifti fshatit: 24/10/2019 17:21

    Muç Nano eshte kokrra injorantit dhe kokrra idiotit qe ka kuptu se po te meret me dikë që e njohin të gjith do të ketë vëmëndjen e të gjithve. Tashi eshte një thënie :sado i zgjuar të jesh, mos u merr me idiotin se fiton ai sepse ka shumë eksperiencë për idiotsira:

    Përgjigju
  • Timur lengu: 24/10/2019 17:16

    Ne emisjonin opinion elvisi e degjeneroi mucin dhe ky po merr hak po nuk mbulohet dielli me shoshe turp per ty muc koke lopa.

    Përgjigju
  • shijak: 24/10/2019 17:00

    ervisi ben ekspedita bamiresie, i ndjekur nga grupi xhirimit....-

    Përgjigju
    • Dibroni: 25/10/2019 11:06

      qellimi osht te sensibilizoj njerez si puna jote

  • AltinTop: 24/10/2019 16:59

    Ja pra dhe qellimi u arrit...komentues dhe shikues full full. Urime Muç!

    Përgjigju
  • Imami Durrsit: 24/10/2019 14:47

    O komentusa të dashtun, sot po slujte rrolin nuk arrin qëllimin. Muçi bo t'vetën, Naçi bo t'vetën...ato qï skan ça t'bojn, bojn tifozllik. Pikërisht kto tifozat jan mo budallej se aktruesit

    Përgjigju
  • Shkoder: 24/10/2019 14:37

    Me vjen keq per mucin, nje idiot pa lidhje, me 100 fytyra, s'ka burrni hic, turp per te, merret me Elvisin qe esht super I edukum dhe shum pozitiv

    Përgjigju
  • Kritikuesi: 24/10/2019 13:59

    Persh me vjen shum keq qe nje njeri negativ dhe me gjuhen me te ulet dhe personi me kot qe Luan rolin e Analistit ai eshte nje kokeshkrete ku Duhet te shplaje gojen mire kur te flase per Imamin Elvis Naçi Dhe për fene respekte per imamin dhe

    Përgjigju
  • Koli: 24/10/2019 13:37

    Shiko, une besoj se Imami beson thelle ne ate qe thote dhe se keqardhjen me te madhe e ndjen per myslimanet ne mbare boten vuajne si pasoje e besimit te tyre dhe jane ne gjendje te mjerueshme. Une nuk tallem me besimin e tjetrit dhe e respektoj ate por, radikalizmi sic po kthehet dhe Elvisi nuk eshte pozitiv, pasi nuk ka askush ndonje grusht te rende qe ti bjere malit qe z’b za. Ne kete bote te eger njeriu si kafsha me e keqe ka mijera vjet qe perpiqet te zbuse vetveten por nuk ja del, nuk do mundet Elvisi ta zbuse, megjithate ndihmon. Kjo qarje edhe nqs eshte aktrim ka indicje dhe qellime me shume pozitive se negative prandaj Respekte Elvisit! Ato qe thote ai japin mesazhin e bashkimit pavaresisht besimit dhe fese per paqe dhe bamiresi . Bravo

    Përgjigju
  • ....: 24/10/2019 13:06

    Nuk e ndaj filozofine e Elvisit por esht djale i mire

    Përgjigju
  • Bardhi: 24/10/2019 13:02

    O bardh mos luaj rolin e njeriut më të ditur. Elvis Naçi është njeri i mir ktë se mohon dot askush . Por feja e Shqiptarit është Shqiptaria o Bardh. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • One: 24/10/2019 12:58

    Me ne fund dikush foli me ze te larte per dicka shume shqetesuese qe ndodh ne sy te te gjitheve por asnje s’flet. Kam pershtypjen po te kerkosh burimin e financimeve te ketij dalin shume te verteta. Nje emision i kam ndjekur dhe me erdhi per te vjelle menyra se si shtiret dhe perfshin fene ne menyre te padukshme. Emri i emisionit me shume se humanizem reflekton qasje nacionaliste. Dihet qe se per cfare perdoren qasjet nacionaliste dhe sidomos kur perfshin dhe fene

    Përgjigju
  • Shqiptar 100%: 24/10/2019 12:55

    Pyetje për të gjithë ata që ndëruan fe e u kthyen në myslyman mbas pushtimit nga Turqi: Për cfar luftoi GJERGJ KASTRIOTI?

    Përgjigju
    • Loran shehu: 24/10/2019 15:34

      Shum koment i bukur e i spikatur

    • @realist: 24/10/2019 13:42

      O realist nqs më thua që stërgjyshërit e tu rronin vetëm me dele dhe për të konsumuar ushqim që në fakt e bëjnë dhe krimbat e tokës të jap të drejtë, por kur thua se besoj se e njihnin Skënderbeun I bie që keni ardhur nga ndonjë vënd tjetër se Shqipëtar sjeni... Pyet gjyshen mirë nga ishte ai...

    • Realist: 24/10/2019 13:24

      Stergjysherit e mi kane vdekur, nuk kam nga t’i pyes. Ma do mendja s’kishin degjuar ndonjehere per Skenderbeun. Thjeshte merreshin me blegtori 6 dite ne jave dhe shkonin ne kishe te djelave. Nje dite kisha mbeti pa famulltar (vrare ose perzene nga turqit) dhe feja tjeter shfrytezoi mundesine per te bere ca konvertime. Stergjysherit e tu ishin ne maje te malit ose ne qytete te Venedikut, prandaj shpetuan, por mos kujto se kane bere ndonje trimeri te rralle. Evropen e identifikoj me vlerat e iluminizmit dhe social-demokracise, jo me perralla me martire, shenjtore e mrekullira.

  • Bardhi: 24/10/2019 12:44

    Ahhhh! Sa i lumtur do te ishe o Mustafa Nano e te gjithe njerezit sikur te ishit ne vend te Elvisit e te provonit ate qe ai ndjen ne ato monente. Ajo qe ai provon nuk eshte tokesore, nuk blihet as jepet borxh as fitohet. Ato lot jane nje dhurate e madhe nga ZOTI.Ata jane lotet qe burojne nga dashuria pakufi per KRIJUESIN dhe ato jepen vetem si dhurate prej BURIMIT TE DASHURISE E TE DRITES per njerez te vecante pa pasur asnhe rregull njerezor ne kete perzgjedhje. Jane mister qe i takon vetem ZOTIT dhe vetem AI e di se perse dikujt ja jep kete dhurate e te tjereve jo. Ah, sikur ta provoje edhe Mustafa per nje cast ate qe provon Elvisi! Do te lumturoheshe. ZOTI te ndihmofte Mustafa!

    Përgjigju
    • shijak: 24/10/2019 17:02

      shko ore bardh, se na e shpife....ti flet sikur nuk ke mut ne bark, si gjithe te tjeret...

    • Bsh: 24/10/2019 13:07

      O bardhi ke folur fiks fare dhe i je drejtuar muccçit sikur edhe ti je njeri i zotit si elvis naçi dhe vetem ju mundeni ta kuptoni zotin dhe te kimunikoni me te dhe te tjeret as munden te komunikojne dhe as e kuptojne dot zotin ore bardhi mos na e mbushni mendjen neve se i kemi pare rracen myslimane se ca reace jane dhe se sa shume e besojne fene e tyre dhe se sa shume perpara kane ecur ne zhvillim dhe ne mirqeneje

  • Shqipëtari: 24/10/2019 12:35

    O TURQI TË QIFSHA ROOOBT KU NA KE KATANDISUR...

    Përgjigju
    • ......: 24/10/2019 14:41

      Ah medet na iku jeta nen thunder t'gabelit

    • Agjenti: 24/10/2019 13:04

      Amin!

  • Dory: 24/10/2019 12:20

    Muci provincial qe ka ra ne Tirane vite me pare ben mire te lexoje pak me shume dhe ti thote pompozitetit te ulet... Hoqet modern por eshte anadollak koke e kembe nisur nga modeli i floke e me cullufe

    Përgjigju
    • Lulu: 24/10/2019 18:09

      Edhe lotet qenken ekstremist

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë