Në mungesë të një debati mes kandidatëve të Bashkisë Tiranë, debati i Grida Dumës dhe Vangjush Dakon dukej sikur do të sfumonte paksa këtë boshllëk.
Por, në fakt edhe pse të dy kandidatët shprehën gatishmëri për përballje televizive debati nuk u realizua dot.
Ndërsa sot ata ishin të ftuar nga shoqata e Kontabilistëve në Durrës në një përballje për platformat e tyre me një axhendë të konfirmuar nga të dy palët.
Duma pretendon se Dako është larguar pa përfunduar debati, kurse kreu aktual i bashkisë thotë se, kandidatja e djathtë erdhi 40 minuta me vonesë dhe se ai vetë u largua pasi kishte parashikuar takim elektoral.
“Dako braktisi përballjen. Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën”, shprehet Duma.
“Ftesa ishte për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit. Gjithsesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i radhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit”, thotë Dako.
Nderkohe, mbremjen e se martes Grida Duma refuzoi perballjen ne debat televiziv ne emisionin Top Show ne Top-Channel. Edhe pse deri ne moment te fundit kandidatja e djathte kishte pranuar ftesen per debatin televiziv me Dakon, e ka anuluar nje perballje te tille me argumentin se nuk iu pranua kerkesa per te publikuar ne emision materiale, per te cilat vetem Duma nuk i ka dhene sqarime drejtuesve te programit.
Videoja e publikuar nga Grida Duma
Videoja e Vangjushush Dakos
/Shqiptarja.com

VIDEO