Liverpool fitoi 0-2 me Newcastle për javën e 24-t në Premier League. Golat për djemtë e Klopp u shënuan nga Nunez në minutën e 10-të dhe Gakpo në të 17 minutë. Për holandezin e afruar në janar ky ishte goli i dytë në po kaq ndeshje, me të kuqtë që sigurojnë tri pikët e radhës duke u rikthyer në garë për në Europë. Newcastle me 41 pikë mban vendin e katërt, teksa Liverpool me 35 pikë ndodhet në vendin e tetë, vetëm katër pikë më pak se zona që të dërgon në kompeticionet europiane.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arsenali fiton me Aston Villan, Chelsea humbet mes panikut! Manchester City 'fal' kreun, Liverpool bën detyrën