Premier League angleze e futbollit është në javën e 24-t. Këtë të shtunë u zhvilluan tetë përballje, teksa gjithçka ka nisur me fitoren 2-4 të Arsenalit kundër Aston Villës. Në Birmingham djemtë e Artetës kanë përmbysur gjithçka në 90 minuta të çmendura.  Në përballjet e tjera, Chelsea humbi në Londër kundër Southampton, teksa Manchester City barazoi 1-1 me Nottingham. Everton mundi 1-0 Leeds-in në shtëpi. Liverpool fitoi 0-2 në transfertë me Newcastle.

Në "Villa Park" në Birmingham, Aston Villa vendase humbi 2-4 me Arsenalin. "Topçinjtë" morën tri pikë pas tre ndeshjeve pa fitore, teksa përmbysën Villan në transfertë në  një ndeshje me gjashtë gola. Gjithçka nisi në minutën e pestë me golin e Watkins, për avantazhin e vendasve. Saka në të 16 minutë barazoi gjithçka, teksa Coutinho në minutën e 31 riktheu Aston Villan në avantazh. Zinchenko në minutën e 61 shënoi për rezultatin 2-2, teksa fundi i ndeshjes ishte emocionues. Jorginho në minutën e 90+3 detyroi Martinezin të shënonte autogol pas një goditje të kalibruar. Në minutën e tetë shtesë, Martinelli dërgoi shifrat në 2-4. Arsenal me 54 pikë merr vendin e parë. Aston Villa me 28 pikë mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 11-të.

Nottingham barazoi 1-1 me Manchester City për javën e 24-t në Premier League. 'Qytetarët' e Guardiolës tanimë lënë kreun e kampionatit për Arseanlin, duke mos mbajtur dot ritmin e fitoreve. Të parët në avantazh kaluan futbollistët e City-t me Bernardo Silvën në minutën e 41, teksa u barazuan nga Wood në minutën e 84. City shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, dy pikë pas Arsenalit që ka një ndeshje më pak. Guardiola pas ndeshjes është parë i tërbuar me arbitrin. Nottingham Forest mban vendin e 13-të me 25 pikë.

Chelsea humbi 0-1 me Southampton për javën e 24-t në Premier League. Në "Stamford Bridge" vendosi goli i Ward Prowse në minutën e 45+1. 'Shenjtorët' që janë në vendin e fundit të Premier League "gjunjëzojnë" Blutë, që në 15 ndeshjet e fundit kanë vetëm dy fitore në të gjitha kompeticonet. Vendi i dhjetë në Premier League, forma e dobët dhe shpenzimet e shumta mund të sjellin shkarkimin e Graham Potter. Në këtë përballje pati frikë edhe panik për Cesar Azpilicueta, me kapitenin e Chelsea që u dërgua në spital pas një përplasje të fortë në fushë.

Liverpool fitoi 0-2 me Newcastle për javën e 24-t në Premier League. Golat për djemtë e Klopp u shënuan nga Nunez në minutën e 10-të dhe Gakpo në të 17 minutë. Për holandezin e afruar në janar ky ishte goli i dytë në po kaq ndeshje, me të kuqtë që sigurojnë tri pikët e radhës duke u rikthyer në garë për në Europë. Newcastle me 41 pikë mban vendin e katërt, teksa Liverpool me 35 pikë ndodhet në vendin e tetë, vetëm katër pikë më pak se zona që të dërgon në kompeticionet europiane.

Premier League - java 24:

13:30 Aston Villa 2-4 Arsenal

16:00

Brentford 1-1 Crystal Palace

Brighton 0-1 Fulham

Chelsea 0-1 Southampton

Everton 1-0 Leeds

Nottingham 1-1 Manchester City

Wolves 0-1 Bournemouth

18:30

Newcastle 0-2 Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
VIDEO/ Dy fitore radhazi, Liverpool -4 pikë nga Europa

Liverpool fitoi 0-2 me Newcastle për javën e 24-t në Premier League. Golat për djemtë e Klopp u shënuan nga Nunez në minutën e 10-të dhe Gakpo në të 17 minutë. Për holandezin e afruar në janar ky ishte goli i dytë në po kaq ndeshje, me të kuqtë që sigurojnë tri pikët e radhës duke u rikthyer në garë për në Europë. Newcastle me 41 pikë mban vendin e katërt, teksa Liverpool me 35 pikë ndodhet në vendin e tetë, vetëm katër pikë më pak se zona që të dërgon në kompeticionet europiane.

Ora 18:26
VIDEO/ Chelsea 'gjunjëzohet' nga vendi i fundit, Potter drejt shkarkimit! Azpilicueta dërgohet në spital

Chelsea humbi 0-1 me Southampton për javën e 24-t në Premier League. Në "Stamford Bridge" vendosi goli i Ward Prowse në minutën e 45+1. 'Shenjtorët' që janë në vendin e fundit të Premier League "gjunjëzojnë" Blutë, që në 15 ndeshjet e fundit kanë vetëm dy fitore në të gjitha kompeticonet. Vendi i dhjetë në Premier League, forma e dobët dhe shpenzimet e shumta mund të sjellin shkarkimin e Graham Potter. Në këtë përballje pati frikë edhe panik për Cesar Azpilicueta, me kapitenin e Chelsea që u dërgua në spital pas një përplasje të fortë në fushë.

Ora 18:10
VIDEO/ Barazim me gola, Manchester City lë pikë që mund t'i kushtojnë titullin

Nottingham barazoi 1-1 me Manchester City për javën e 24-t në Premier League. 'Qytetarët' e Guardiolës tanimë lënë kreun e kampionatit për Arseanlin, duke mos mbajtur dot ritmin e fitoreve. Të parët në avantazh kaluan futbollistët e City-t me Bernardo Silvën në minutën e 41, teksa u barazuan nga Wood në minutën e 84. City shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, dy pikë pas Arsenalit që ka një ndeshje më pak. Guardiola pas ndeshjes është parë i tërbuar me arbitrin. Nottingham Forest mban vendin e 13-të me 25 pikë.

Ora 17:51
VIDEO/ Pa ndjenja në fushë, frikë dhe panik për kapitenin e Chelsea

Chelsea po humbet 0-1 me Southampton për javën e 23-të në Premier League. Në minutën e 74 të ndeshjes, kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka kaluar momente të vështira teksa është plasur pa ndjenja në tokë. Në një aksion të miqve, Cesar Azpilicueta ka larguar topin me kokë ndërkohë që sulmuesi i Southampton ka tentuar roveshatën. Goditja në kokën e spanjollit ka qenë e fortë dhe është plasur në fushë duke shkaktuar panik. Pas ndihmës, stafi mjekësor vendosi të nxjerrë futbollistin për ndihmë mjekësore më të specializuar, kjo pas përmendjes së tij.

Ora 15:44
VIDEO/ Përmbysje e çmendur nga Arsenali, 'Topçinjtë' marrin tri pikës pas tre ndeshjeve! 6 gola në Birmingham