Rey Manaj është rikthyer të shkëlqejë dhe bashkë me të edhe Sivasspor ia ka dalë të marrë tri pikë për javën e 21 në Superligën e Turqisë. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares fitoi 5-2 në shtëpi kundër Kayserispor dhe Manaj ka qenë deçiziv me dy gola dhe dy asiste.
Seria e gjurmës për Manaj nisi në minutën e pestë, ku pas pasimit të Bassan shqiptari e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë epërsinë të tijve. Më pas lushnjari asistoi për Rodrigues në fundin e pjesës së parë. 13 minuta nga fundi Manaj do i rikthente nderin Bassan dhe do asistonte për të, para se në shtesën e dytë të kalonte gjithë mbrojtjen dhe të shënonte golin e pestë.
Në 14 ndeshjet e këtij sezoni Manaj ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre pasime finale. Shkëlqimi i Manaj ka bërë që Sivasspor të fitojë ndeshjen e parë pas tetë dueleve që nuk mundej të dilte te tri pikët.
Insane goal from Rey Manaj.
— Illyrian Footy ?? (@IllyrianFooty) January 25, 2025
He scored 2 goals this game and had 2 assists. ??? pic.twitter.com/fRTafQ0p0A