A digjet një karrige apo ndërtohet një më e mirë?
Karrigja e Van Gog dhe Gogen
Karrigia në simbologjinë moderne të kohëve tona, këtu tek ne në Shqipëri, lidhet me dëshirën e dikujt për karrierë. Gati gati ka një kuptim përkeqësues kur dikujt i drejtohemi dhe i flasim për një karrige. Deri në pamjet e pak ditëve më parë, kur pamë deputetë të parlamentit të Shqipërisë t’i digjnin ato në një grumbull, sikur të ishin shtriga të kohëve të mesjetës, apo heretikë të shkencës apo të ndriçimit njerëzor. Karrigia tek ne, ndryshe nga bota e qytetëruar, ka marrë një simbol dhe një rol që nuk i përket ta ketë.
Për shembull, në shumë kultura perëndimore karrigiaa është simboli i asaj që njerëzit kanë ndërtuar dhe ëndërrojnë të ndërtojnë: Karrige e thjeshtë, karrige mbretërore, mjeshtër të kombësive të ndryshme, të kulturave të ndryshme janë lodhur përherë që t’i japin asaj një kuptim shumë të qartë. Për të mos folur për garën e arkitektëve më të famshëm botërorë për të krijuar karrigen më të bukur e më të rehatshme!
Aq i rëndësishëm është roli i saj sa në shumë piktorë të padiksutueshëm të ekzistencës sonë në këtë glob, ka një fokusim qëndror. Pikaso, Dali, De Chirico, Boccioni, etj. e kanë idealizuar, vizatuar, prezantuar si të jetë njeriu vetë që ka qëndruar mbi të. Shumë prej nesh kanë parasysh karrigen e thjeshtë të Van Gogut dhe atë më të rafinuarën që ai pikturoi, të mikut të tij Gogen (Paul Gauguin). Nëse në të tijën karrige Van Gog ka vendosur një llullë dhe duhanin që thithte prej saj, në karrigen e mikut të tij, piktorit Pol Gogen dallohet një qiri që jep dritë dhe dy libra që ndihmojnë të përmirësohet e ndriçohet njerëzimi.
Vetëkuptohet se me djegien e karrigeve para parlamentit shqiptar, kush i lagu me benzinë dhe kush i vendosi flakën, kërkonte të shpaloste botërisht mendimin se gjithçka duhet të shkatërrojmë për të ndërtuar pas kësaj diçka më të mirë. Por pikërisht, në këtë qëllim me këta individë, a janë të gjithë shqiptarët dakord? A janë shumica të bindur se Flamur Noka dhe deputeti Bledjon Nallbati me çakmak në dorë kanë për qëllim t’u ofrojnë shqiptarëve karrige më të bukura më komode, tamam si Van Gog bëri me atë të Gogen, mikut të tij?
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokumentet/ Basha emëroi Flamur Nokën te Enti i Banesave, Muli mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën
8 Tetor, 14:32
-
Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së
8 Tetor, 13:06
-
Protesta e PD, në hetim Noka, Bardhi e Minarolli! Një në pranga, 9 në kërkim! Hetohen edhe 3 protestues, 2 prej tyre të mitur! Babë e bijë u plagosën nga molotovët (AKUZAT)
8 Tetor, 08:14
-
Protesta me telefon/ Bardhi dhe Noka marrin instruksione për protestën pas përplasjes e molotovëve te Kryeministria
7 Tetor, 19:31
-
'S'ka bir k... të më ndalojë, Ik se të degjeneroj grun! Hajde provoje... ' Përplasja verbale e deputetit Frrok Gjini me Asllan Dogjanin e Flamur Nokën në hyrje të parlamentit
3 Tetor, 13:09
-
PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)
3 Tetor, 07:38
-
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre
2 Tetor, 14:58
-
Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
2 Tetor, 10:31
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!
1 Tetor, 13:00
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD! Nesër vendos Sekretariati i Etikës (EMRAT)
1 Tetor, 10:56
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasada e SHBA-së, BE-së e Britanisë në një zë: Dhuna s'ka vend në demokraci! Të shqetësuar e keqardhur! Nxisim dialogun
1 Tetor, 10:38
Jo. Noka dhe Nallbati kane dy sharlatane me PD. Nuk pritet ndonje e mire prej tyre. Por ne Shqiperi karrigia simbolizon dicka tjeter, e brumosur ne utopine kleptokrate enveriste qe pame 44-92. Simbolizon sundimin e pushteteve, minimin e demokracise dhe sidomos kleptokracine ose korrupsionim dhe zhvatjen makute. Sot, karrigia dhe menderja jane nje - me e rrezikshmja eshte ajo e Rames dhe gjithe prapanicat qe e menderuan kete vend per nje karrige enveriste.
Përgjigju