TIRANE-Dy persona me rrezikshmëri të lartë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur në kryeqytet. Bëhet fjalë për A.I 41 vjeç dhe R.D 44 vjeç.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë marrë informacion për dy persona që lëviznin të armatosur. Ata qarkullonin në Tiranë me një automjet tip Audi A8 të blinduar.

Në momentin kur Policia ka rrethuar makinën, R.D dhe A.I. kanë hedhur pistoletat e markës SMITH & WESSON dhe TT. Gjatë operacionit “Revolverët” të dy janë vënë në pranga dhe do akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

me arme pa leje tirane
(Dy pistoletat e kapura)

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Revolverët", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë

- R. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhje sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON

- Një armë zjarri, pistoletë TT

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com