VIDEO/ Dy të rinjtë bëjnë gara shpejtësie te 'Mbikalimi i Patokut', skena si në filma...në fund çojnë makinën në servis për ta çmontuar, por zbulohen nga policia! E pësuan nga rrjetet sociale

LEZHË- Një skenë si në filma është regjistruar në Lezhë, ku 2 të rinjtë kanë ndaluar qarkullimin rrugor në Lezhë, te "Mbikalimi i Patokut”,për të bërë gara shpejtësie dhe këtë video më pas e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale. Gara është e ndaluar, por kjo nuk i ka penguar aspak të rinjtë të cilët për "t'u krenuar" në rrjetet sociale i kanë hapur jo pak punë vetës.

Nga sa mëson Report Tv nga burime zyrtare, dy shoferët janë identifikuar, njëri prej të cilëve ishte edhe organizatori i kësaj gare, i ndaluar nga policia. Një tjetër është shpallur në kërkim. Siç mësohet, pasi kanë përfunduar garën, njërën prej makinave e kanë çuar në servis për ta çmontuar, por që është zbuluar nga policia.

Për pasojë, mësohet se është vënë në hetim 35-vjeçari me inicialet E. K., për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime" dhe  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" si dhe është gjobitur 150.000 lekë.

"Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek "Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime" dhe " “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi UE: 02/11/2021 16:08

    Veprimeve te shlejjta hetimore... hahaha o rrota ka.. ata i pa gjithe Kina keta thone hetime te shpejta, ata plehra jane per burg, me e pakta me nga 5vjet burg seicili, plus heqje patente përjetë.

    Përgjigju
  • gvfcd: 02/11/2021 11:17

    ..falë veprimeve të shpejta hetimore.... medet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar