SARANDE - Një kazino u grabit dy ditë më parë në Sarandë nga dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës mundën të vjedhin 2 milionë lekë të rinj. Por video e kamerave të sigurisë e publikuar nga një media online në Sarandë shfaq të gjithë skenën e grabitjes dhe tronditjen që ka kaluar punonjësi i kazinosë që nën presionin e armës i dorëzon autorëve paratë.
 
Në fillim kamerat e sigurisë të vendosura jashtë biznesit tregojnë mbërritjen e dy grabitësve, të maskuar dhe me kallashnikov në dorë të cilët futen në kazino.

grabitja sarande

Kamerat e brendshme të sigurisë të cilat shfaqin imazhin me ngjyra dhe me audio, tregojnë më tej momentin kur grabitësit urdhërojnë dy punonjësit e kazinosë edhe një klient që ndodhej aty të ulen në tokë.

grabitja sarande

Njëri prej grabitësve ruan tek dera, ndërsa tjetri merr njërin prej punonjësve të kazinosë, e drejton për tek kasaforta dhe i thotë t'i vendosë të gjitha paratë në një çantë të zezë që ai mbante në sup. Pamjet janë tronditësë: Me gjysmë zëri të mekur, punonjësi i kazinosë mbush cantën me para me kallashnikovin të drejtuar nga ai, dhe presionin e grabitësit i cili i përsërit vazhdimisht "hidhi të gjitha". Porosia për në fund: More në telefon u vrave e?!

grabitja sarande
 (Momentet e grabitjes së së kazinosë) FOTO
 
Grabitësi: Poshtë të gjithë, poshtë ore. Ti hap kasafortën shpejt, shpejt kasafortën ore, hape shpejt ore
Djali: Po ja tani tani - urdhro
Grabitësi: Mbushe mbushe, tjetrën tjetrën, të gjitha të gjitha
Djali: Po
Grabitësi: Për 3 sekonda ore
Djali: Po
Grabitësi: Të tjerat të tjera
Djali: Çfarë kam t'i hodha, urdho urdho
Grabitësi: Të tjerat- kujton se e kemi shaka
Djali: S'ka më, letra janë vetëm vëlla, të gjitha t'i dhash
Grabitësi: More në telefon u vrave e?
Djali: Jo nuk marr
 
Pasi ka mbushur cantën grabitësi është larguar por në ikje kanë kuptuar se në kazino ndodhej edhe një kasafortë e dytë.
 
Grabitësi: Kasaforta këtu si hapet?
Djali: Kush kasofortë?
Grabitësi: Kasaforta që ka brenda pse nuk hapet. Hajde hape se të vrava
Djali: Jo jo mo vlla, o erdha erdha, po po tani tani
Grabitësi: Shpejt futi brenda more të gjitha
Djali: Po po
Grabitësi: Hape derën, hape derën  
 
Ngjarja ndodhi në një kazino në rrugën ‘Skënderbeu” në lagjen numër 1 të Sarandës, ndërsa deri më tani asnjëprej autorëve nuk është ndaluar por ka vetëm disa të shoqëruar. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)