Video e re nga përleshja e Noizyt
 ja si justifikohet Cozman për sherrin

Video e re nga përleshja e Noizyt<br /> ja si justifikohet Cozman për sherrin
Është publikuar një video e re  nga përleshja mes Noizyt dhe Cozman para një prej hoteleve luksoze në qendër të Prishtinës. Video e re e cila është publikuar i bashkangjitet asaj të vjetrës dhe dhe është vetëm një vazhdim i materialeve që po përdor policia për të zbardhur gjithë ngjarjen.

Në një pjesë të videos dëgjohet Cozman duke u thënë policëve pasi e arrestuan se dikush tjetër e goditi atë i pari, pa pikë faji.

Shfajësimi i Cozman vjen pasi janë dëgjuar grushte dhe krisma mes dyja grupeve, ku mbeti i lënduar Noizy dhe miku i tij Varrosi.

Nuk dihet ende versioni i plotë i ngjarjes.

Cozman u arrestua dhe ishte për 48 orë në paraburgim, teksa u lirua ndërsa  Noizy nuk u arrestua fare dhe vetëm u trajtua. 

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars ka kohë që ka nisur. Kohë më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Armiqësia e tij me Cozman është thelluar kur në një intervistë reperi nga Shqipëria, Noizy i përmend ish- të dashurën, këngëtaren Tuna, me të cilën, linte të nëkuptohej se kishte pasur marrëdhënie seksuale.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois