HOLANDË - Ndeshja e raundit të 14-të në Eredivisie ndërmjet Uaaluijk dhe Exlesior nuk mori vëmendjen nga rezultati (2:2), as nga ndonjë lojë e mirë, por në plan të parë ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, Bas Nijhuis që theu një rekord të jashtëzakonshëm në futboll.
Gjyqtari holandez nuk fërshëlleu asnjë faull gjatë gjithë pjesës së parë. Në pjesën e dytë të ndeshjes kjo ndryshoi, por ndeshja përfundoi me një numër jashtëzakonisht të ulët të faulleve (vetëm nëntë).
Pjesërisht për shkak të kësaj loje, Nijhuis është arbitri që ka dhënë më pak faulle (16.2 për lojë) dhe ka treguar më pak kartonë të verdhë (2.2 për lojë) këtë sezon. Arbitri ende nuk e ka nxjerrë kartonin e kuq këtë sezon në elitën e Holandës.
Gjyqtari Bas Nijhuis njihet që nuk akordon shpesh faulle, por i pëlqen ta lërë lojën të luhet pa ndërprerje të shpeshta.