ARGJENTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Argjentinë. Një i ri argjentinas ka vrarë të dashurën e tij, e ndërsa sikur kjo të mos mjaftonte e ka tërhequr zvarrë. Ky moment është kapur nga kamerat.
23 vjeçari Jorge Rojas akuzohet për vrasjen e Agustina Nadal pasi pranoi se e rrahu dhe e mbyti para se ta hidhte trupin në një lumë në orët e para të 27 nëntorit.
Rojas vrau Nadalin -pas një debati në apartamentin e tyre në qytetin Bahia Blanca të Buenos Aires, vetëm disa orë pasi çifti pa me miqtë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në futboll ndaj Meksikës. Në pamjet e sigurisë, Rojas mund të shihet duke tërhequr zvarrë trupin e së resë pranë shtëpisë së tyre.