VIDEO/ Egnatia befason Vllazninë në Kupë, shkodranët barazojnë në 'frymën e fundit'

VIDEO/ Egnatia befason Vllazninë në Kupë, shkodranët barazojnë në 'frymën e fundit'

Festa e Hoxhaj pas golit

Vllaznia barazoi 1-1 me Egnatian në "Loro Boriçi", në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Dwamena në minutën e 69 të ndeshjes, për të kaluar miqtë në avantazh. Sulmuesi që po spikat në Superligë kaloi mbrojtjen vendase dhe më pas mposhti edhe portierin, për golin që trembi shkodranët. Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e gjashtë shtesë. Asisti i Latifit u shfrytëzua nga Hoxhaj, që me kokë mposhti Sherrin. Gjithçka mes tyre mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në 11 maj në Rrogozhinë.


Lajmi kryesor:

Kupa e Shqipërisë/ Tirana 'likuidon' Teutën duke i shënuar 3 herë, Egnatia tremb Vllazninë! Hoxhaj shpëton shkodranët (GOLAT)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'