Shtyhet ndeshja e Superligës, Bylisin 'e lë nafta' rrugës

Shtyhet ndeshja e Superligës, Bylisin 'e lë nafta' rrugës

Stadiumi 'Niko Dovana'

Superliga shqiptare e futbollit ka programuar tre ndeshjet e fundit për këtë vit. Në 13:00 në "Niko Dovana" të Durrësit do duhej të niste dueli mes Erzenit dhe Bylisit, me sfidën që do fillojë me vonesë. Ndeshja pritet të nisë në 13:15 kjo për shkak të problemeve që Bylis hasi me autobusin në rrugën drejt Durrësit.

Problemet me transportin bënë që skuadra dhe stafi të ndërronin mjetin e udhëtimit, me FSHF që u njoftua për diçka të tillë. Nëse në fillim u mendua se dueli do shtyhej me një orë, tanimë ndeshja e sotme do fillojë në 13:15 kjo edhe me miratimin e Erzenit. Sot në 13:00 luhet edhe Kastrioti - Egnatia ndërsa në 15:45 luhet Vllaznia - Teuta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë