Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Saki Tanimanide dhe me George Mauride vjen në Shqipëri.
Dy moderatorët e njohur kanë vendosur që episodin e radhës së emisionit të tyre ta zhvillojnë në Tiranë, ndërsa më pas të takohen me minoritetin grek në Derviçan të Dropullit.
Ky episod i “The Reunion” do të publikohet mbrëmjen e sotme në orën 22.30 në ANT1, ku në një “trailer” për atë se çfarë do të paraqitet e cilësojnë si një ”udhëtim që i ka të gjitha”.
Moderatorët e nisin udhëtimin me një vizitë në Tiranë, ku do të takohen me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë i ka pritur në zyrën e tij, ku kanë zhvilluar edhe një “lojë” basketboll.
Më pas ata do të zhvillojnë një takim me reperin Noizyn, të cilin do ta shoqërojnë edhe në një nga koncertet e tij.
Mirëpo ky takim do të mbyllet me minoritetin grek. Dy gazetarët do të udhëtojnë për në Derviçan, ku do takohen me minoritetin grek atje.