Ernest Muçi ka shënuar golin e katërt me fanellën e Besiktas në Turqi dhe të parin në Kupë, duke dërguar Besiktasin në finale.
Skuadra nga Stambolli fitoi 1-0 kundër Ankaragucu në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës dhe sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën.
Duhej minuta e 70-të që Muçi të përfitonte nga një gabim i miqve dhe e djathta nga jashtë zone nuk u ndal dot nga portieri, edhe për shkak të forcës.
Muçi u bashkua me Besiktas në shkurt dhe ka shënuar tre gola në kampionat dhe një në Kupë. Para Euro 2024 sulmuesi kuqezi duket në formë.
???????? Goal: Ernest Muçi | Beşiktaş 1-0 Ankaragücüpic.twitter.com/Gk5eqi0bC4
— FootColic ⚽️ (@FootColic) May 7, 2024