Për javën e tetë të Superligës, Erzeni fitoi 0-1 në transfertën e "Niko Dovanës" kundër Teutës. Duhej goli i Kacbufit në minutën e 79-të që miqtë nga Shijaku të dilnin me tri pikë, për të kaluar durrsakët në renditje. Një krosim nga Kahrimanovic ka bërë që mbrojtësi të godasë me kokë dhe të mposhtë Demën. Me 11 pikë Erzeni ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa me tetë pikë Teuta mban vendin e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?