VIDEO/ Faull në golin e avantazhit të Interit, tërbohen te Verona: Sot na u bë padrejtësi

VIDEO/ Faull në golin e avantazhit të Interit, tërbohen te Verona: Sot na u bë padrejtësi

Momenti i pretenduar për faull


Interi fitoi 2-1 kundër Veronës për javën e 19-të në Serie A. Goli i tri pikëve për zikaltërit u shënua nga Frattesi në minutën e 90+3, teksa gjatë aksionit, para golit Verona pretendon për faull në dëm të Dudës.

Mbrojtësi vendas, Bastoni i jep një goditje kundërshtarit, që nuk merret në konsideratë as nga arbitri Fabbri dhe as nga VAR. Veç saj, arbitri akordoi karton të kuq për lojtarin e Veronës për protesta.

Te Verona janë të "tërbuar" nga ky rast, teksa pas ndeshjes drejtori sportiv i miqve, Sean Sogliano tha se goli duhej anulluar dhe se ndaj tyre u bë padrejtësi.

"Në këtë moment jam shumë i pikëlluar, i zhgënjyer, sepse nuk përputhet me karakterin tim, nuk dua të moralizoj”, tha ai.

Drejtori sportiv i Hellas Verona i përgjigjet kështu atyre që i kërkojnë koment për golin 2-1 të zikaltërve, dyshuar si i parregullt për shkak të një faulli të Bastonit ndaj Dudës.

“Kemi ardhur këtu për të luajtur lojën tonë, kundër një skuadre që ndoshta e fiton kampionatin, sepse ka lojtarë të fortë dhe të stërvitur mirë, por sot ka munguar shumë respekti ndaj një klubi që me gjithë vështirësitë e shumta po nderon kampionatin dhe po lufton deri në fund, sepse episodi me rastin e 2-1 të Interit është e pamundur të mos shihet në dhomën e VAR-it. Na u bë padrejtësi", tha Sean Sogliano. Për t'u theksuar se në fundin e sfidës, në minutën 90+10 Verona humbi një penallti dhe shansin për golin e barazimit me Henry.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Inter i çmendur, mund 2-1 Veronën e shpallet kampion dimri! Vendos Fratessi, Henry humb penallti në minutën e 100-të


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik

FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik