VIDEO/ Fernando Alonso përplaset në provat zyrtare të F1 në Itali! Imola, pista e aksidenteve fatale

VIDEO/ Fernando Alonso përplaset në provat zyrtare të F1 në Itali! Imola, pista e aksidenteve fatale

Përleshja e Alonsos në Imola

ITALI - Formula 1 këtë fundjavë është spostuar në Çmimin e Madh të Italisë, pikërisht në cirkuitin e Imolas. Në Emilia-Romagna është dita e provave zyrtare për të mësuar se cili e fillon nga pole-position garën e së dielës.

Këtë të shtunë, Fernando Alonos me Aston Martinin e tij është përplasur me muret mbrojtëse të pistës. Edhe pse pa shumë shpejtësi, makina duket se është dëmtuar dhe kërkon përkujdesjen e stafit për të vijuar më tej, me flamurin e kuq që mbizotëroi pistën.

Për fat të mirë asnjë lëndim për pilotin spanjoll, teksa cirkuiti i Imolas është i njohur për dy aksidentet tragjike të 30 viteve më parë që i morën jetën pilotëve Roland Ratzenberger (gjatë provave) dhe një ditë më pas në garë Ayrton Sennas. Edhe Sergio Perez i Red Bull humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me muret mbrojtëse, pa dëmtime.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve