Fitorja e kuqezinjve të De Biazit në Armeni që i siguroi për herë të parë kombëtares sonë pjesëmarrjen në një kompeteticion të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian “Francë 2016” është pritur me festime në të gjitha qytet shqiptare.

Shkodra, djepi i futbollit shqiptar ishte një ndër kryeqendrat e festimeve në këtë event të shënuar për kombin tonë.

Reshjet e shiut nuk i penguan shkodranët të festojnë ashtu siç ata dinë triumfin e djemve tanë, të cilët do përfaqësojnë kombin shqiptar në Euro 2016.

Flamuri kombëtar, plisat, këngët dhe vallet patriotike ishte kryefjalë e kësaj nate të madhe për kombin dhe futbollin shqiptar.

Festa u shtri në të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Presheva, Iliridë, shqiptarët e Malit të Zi e deri në skajin jugor të trojeve tona.